
Kombëtarja shqiptare
Kombëtarja shqiptare e nisi rrugëtimin në kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Anglisë me humbje me shifrat 2-0. Nesër kuqezinjtë do të dalin në fushë në “Arenën Kombëtare” ndaj Andorrës në orën 20:45.
Në prag të kësaj sfide, Thomas Strakosha ka dhënë sinjale të mira duke u rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit. Portieri 30-vjeçar i kuqezinjve pësoi një lëndim në sfidën ndaj “Tre Luanëve” dhe u zëvendësua nga Elhan Kastrati.
Por ditën e sotme është parë që Strakosha të dalë në stëitje me pjesën tjetër të skuadrës. Megjithatë, në kampin e Shqipërisë nuk janë ende të sigurt për pjesëmarrjen e gardianit ndaj Andorrës.
Strakosha rikthehet në stërvitje
Poll