Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ “Përcjellin ndjenjën e përkatësisë së popullit shqiptar”, FSHF zbulon fanellat e reja të kombëtares për stërvitjen në Euro 2024

Shkruar nga NEWSPORT
 
VIDEO/ “Përcjellin ndjenjën e përkatësisë së
Fanellat e reja te kombëtares

Jemi vetëm pak javë para startit të Euro 2024. Sylvinnho ende nuk ka bërë publike listën e të grumbulluarve, teksa të gjithë tifozët presin me padurim për të mësuar se kush do të jenë të përzgjedhurit e brazilianit për finalet e kampionatit europian.

Pavarësisht kësaj, FSHF ditën e sotme ka zbuluar fanellat e reja që futbollistët do të mbajnë veshur. Nëpëmjet një video në rrjetet sociale, Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me kompaninë “Macron Football” kanë krijuar uniformat e reja që do të përdorin lojtarët gjatë stërvitjes para ndeshjeve.

“Ngjyrat tona, simbolet tona!

Futbollistët kuqezi do të zbresin në stadiumet e “Euro 2024” me fanellat e reja të nxehjes nga ‘Macron Football”, që përcjellin në çdo kuptim ndjenjën e përkatësisë së popullit shqiptar”, thuhet në postimin e FSHF-së. Ndërkohë të gjithë tifozët do të kenë mundësinë të blejnë këto fanella online.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Macron Football (@macronfootball)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga