Trajneri Sylvinho publikoi ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për Euro 2024. Në këtë listë të përbërë nga 27 lojtarë, ku një nga këta do të largohet para 7 qershorit.
Menjëherë pas publikimit të listës, shumë kanë reaguar keq duke kritikuar trajneri Sylvinho për zgjedhjet e bëra. Kritikat lidhen më shumë me mungesat e Cikalleshit, Uzunit dhe Bares, të cilët, për disa tifozë janë lojtarë kyç.
Por, për t’u mbyllur gojën kritikëve, ka menduar Gerti Çarçani. Gazetari i njohur ka reaguar mbi këtë temë më anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.
Çarçani i krahasan kritikët e teknikur brazilian me mjeshtrat e Covercianos, teksa shton se që të gjithë të kënaqeshin duhej që lista të ishte me 36 lojtarë. Gjithashtu, Gerti Çarçani thekson se Sylvinhos i dhimbset më shumë ky ekip, se sa “dashuria” brilante e kritikëve.
REAGIMI I PLOTË I GERTI ÇARÇANIT:
Zgjedhjet e Silvinjos "zgjuan" direkt "mjeshtrat" e Covercianos per ate qe vete trajneri yne dhe stafi i tij vendosen mes nje mali te madh sikleti (per kedo do mbeste jashte) te marrin ne Gjermani per Europian!
Silvinjo desh te marre 36 lojtare qe ju te tere te rrini rehat! Por UEFA don vetem 26!
Tani si i behet? Si ta zgjidhim kete gje?
E thjeshte: me stilin shqiptar duhet te merremi me trajnerin dhe zgjedhjet e tij!
Nje gje eshte pak, por e sigurte: Me shume se kujtdo shqiptari, kudo ndodhet e jeton, suksesi ne Europian i intereson mbi te gjitha vete Silvinjos dhe ekipit te tij simpatik! Per nje mije e nje aresye!
Frenohuni pak o milet se atij burri ne pankine i dhimbset shume me shume se "dashuria" juaj brilante per kete ekip, edhe prestigji profesional e moral , suksesi dhe deshira per te bere golin e madh ne Gjermani!
Shume shume respekt per ata qe mbeten jashte por profesionizmi kerkon mirekuptim maksimal. Dhe ne kete pike etaloni Gjimshiti eshte nje moment ku teknicienet e nuhatjes se futbollit duhet te kthejne pak koken...pak!
Obrigado Mister Silvinjo!
Good Luck!
(se harrova: tani mos u kurseni poshte ne komente: pushka top...!)