Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Të gjithë shqiptarët “sy e veshë”, Kristjan Asllani ZBULON gjendjen e Armando Brojës: Kavilja...

Shkruar nga NEWSPORT
Të gjithë shqiptarët “sy e veshë”, Kristjan
Kristjan Asllani

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në shtëpi përballë Anglisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 0-2. Pas këtij dueli ka folur Kristjan Asllani. 

“Ndeshje shumë e vështirë. Jemi mbrojtur mirë. Pësuam gol nga korner, por skuadra ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Kemi lënë shpirtin në fushë dhe jemi të lumtur për këtë. Na vjen keq sepse çdo lojtar dëshiron të fitojë ndeshjen. Anglia është një ekip shumë i vështirë. Jemi të lumtur se kemi bërë një paraqitje shumë të mirë.

E dinim se e kishim parë në video, Anglia bënte një presion shumë të mirë, sa humbte topin. Provova që të shkoja unë brenda 2 mbrojtësve, por vinte Bellinghami. Megjithatë bëmë një ndeshje shumë të mirë.

Broja? Nuk e di, është brenda me doktorin po bëjnë testet. Shpresoj mos të ketë ndonjë dëmtim. Deri më tani kavilja nuk ishte e ënjtur. Edhe unë shpëtova për pak, por gjëra fushe. Vetëm të mos ketë dëmtim Armando, ishalla kthehet për mars mirë, na duhet, kemi nevojë për të. Hysaj? Nuk e di si është, jam bërë si Stesina”, tha Asllani.

Poll

Lexo gjithashtu