Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Thomas Tuchel “çon” Shqipërinë në Botëror: Shihemi atje!

Shkruar nga NEWSPORT
Thomas Tuchel “çon” Shqipërinë në
Thomas Tuchel

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në shtëpi përballë Anglisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 0-2. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Thomas Tuchel. 

“Nuk ishte e lehtë, Shqipëria nuk shihet si kundërshtar i lehtë. Ne e kishim parashikuar. Skuadra e Shqipërisë kundërshtar i fortë që ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Ka stadium të ri dhe të mirë, skuadër me cilësi dhe trajner të mirë. Nga ndeshja e fundit, ekipi ka bërë progres.

Ishte e rëndësishme të shënonim golin e parë të ndeshjes, pasi ishte e rëndësishme, avantazh për ne. Më pas arritëm që të menaxhonim

Ndeshjet përballë Shqipërisë kanë qenë të vështira, edhe kundër Serbisë. Kanë qenë kundërshtarët kryesorë. Kemi bërë stërvitje për t’u përgatitur për Serbinë dhe Shqipërinë. Shihemi në Kupën e Botës, ju keni shansin tuaj, keni lojtarët, keni stadiumin, keni tifozët, vazhdoni të shtyni përpara”, tha Tuchel.

Poll

Lexo gjithashtu