Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Sylvinho vë “duart në kokë” para Serbisë, shkak bëhet mbrojtja e “brishtë”

Shkruar nga NEWSPORT
Sylvinho vë “duart në kokë” para Serbisë, shkak
Sylvinho

Dueli vendimtar ndaj Serbisë po afron dhe forma e repartit defenisv të Shqipërisë është në gjendje “paniku”. Mungesa e Marash Kumbullës është e sigurtë, një lojtar shumë i rëndësishmë në prapavijë. Kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti po shfaq oshilacione te Atalanta, jo në versionin e tij më të mirë.

Takimi kundër PSG-së vuri në dukje “defektet” e 32-vjeçarit në “mbulim” dhe mbylljen e “rrezes” goditëse. Elseid Hysaj ka vetëm 5 minutë në fushë me Lazion këtë sezon. Ivan Balliu është një tjetër emër që mund të thirret nga Sylvinho.

Ama, ndeshja mes Atletico Madrid – Vallecano demostroi nivel modest për Balliun, ndër më të dobëtit në fushë. Në këtë listë nuk shpëton as Mario Mitaj. Luhatje në rendimet, ndërsa në takimin me Al-Nassr, nuk u thirr fare.    

Poll

Lexo gjithashtu