Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

SPECIALE/ “Bëmë baba të të ngjaj”, ndaj Italisë i ati pushtoi fushën, i biri “e kopjoi” dje ndaj Spanjës

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ “Bëmë baba të të ngjaj”, ndaj
Tifozet shqiptare qe u futen ne fushe, Sami Rexhepi (m), Lien Rexhepi (d)

Bëmat e tifozëve shqiptar s’kanë fund. Euro 2024 ishte ‘territori’ i tyre. Pavarësisht se jemi një vend i vogël, pa eksperiencë në evente të tilla, treguam në mënyrë të përkryer se si mbështetet Kombëtarja.

Tifozët shqiptar i bënë të gjitha, protagonist kudo, që nga tubimet masive në rrugët e Dortmundit, Hamburgut e Dusseldorfit, ato spaghettit e thyer para italianëve, ‘pushtimi’ i çdo sektori në stadium, madje protagonist edhe në fushën e lojës.

Në të tre ndeshjet tifozët shqiptar paten u kthyen protagonist edhe duke u futur në fushën e lojës. Nisi nga ndeshja me Italinë ku Sami Rexhepi nga Skenderaj u fut në fushën e lojës me flamurin shqiptar. Në sfidën e fundit ndaj Spanjës, në fund të ndeshjes në fushën e lojës hyri një djalosh i vogël shqiptar.

Nuk do ta besoni, por ky djalosh është i biri i Samiut, Lien Rexhepi që i mori ‘stafetën’ babait të tij. Një histori speciale që nuk do ta harrojnë kurrë si ata, ashtu edhe tifozët shqiptar. Këtu merr kuptimin e plotë shprehja, “Bëmë baba të të ngjaj”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga