
Kryeministri Edi Rama mes emocioneve dhe krenarisë ka reaguar në prag të sfidës së Shqipërisë kundër Italisë në Euro 2024, e cila do të luhet nesër mbrëma në Dortmund.
Në rrjetet e tij sociale kryeministri Rama shkruan se 50 mijë shqiptarë do të mbushin shkallët e stadiumit “Signal Iduna Park” dhe muri i verdhë i Borussias do të zëvendësohet nga dallga kuqezi.
Sipas kreut të qeverisë vendi ynë e ka fituar Europianin e saj dhe nuk ka asgjë më për të humbur. Prandaj, cilidoqoftë rezultati i ndeshjes do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, por në kujdesën e 10 milionë shqiptarëve.
“Natyrisht. 50 mijë shqipe dhe 31 mijë azzuri në shkallët e arenës së Dortmundit nesër, ku i famshmi Mur i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi e Shqipërisë?
Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur, prandaj cilidoqoftë rezultati i ndeshjes mbrëmja e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve????????????????????”, shkruan kryeministri Rama.