Gazetari sportiv Jetmir Halilaj ka qenë i pranishëm në emisionin “Procesi Sportiv”, teksa ka “skanuar” ecurinë e Kombëtares në kualifikueset e “Botërorit 2026”:
“Shqipëri për kualifikueset e Botërorit 2026 i vendos notën 10. Kishim një objektiv, të shkonim në vendin e 2-të, ku ishte pjesë edhe Anglia e Serbia. Ia arritëm si objektiv. E arritëm këtë gjë pa u nevojitur ndeshja e fundit, që në takimin me Andorrën. Iu dhamë një gëzim shumë të madh shqiptarëve në pjesë emocionale, duke mposhtur Serbinë në Leskovc.
Këtë mund të cilësoi një festë kombëtare më vete. E realizuam me lojtarë të mirë, ama jo të gjithë luajnë rregullisht. Le ta pranojmë, Broja është ylli i ekipit, por nuk luan rregullisht.
Hysaj nuk luan rregullisht, Asllani nuk luan rregullisht. Pra, nuk janë lojtarë protagonist absolut në skuadra e tyre. U bën të gjithë këta komponentë për të thënë se ishte një edicion shumë i mirë”.
