Shqipëria e mbylli edicionin e Nations League në vend të fundit duke rënë një ligë më poshtë. Tashmë, “djemtë” e Sylvinhos nga Liga B përfundojnë në Ligën C. Bashkë me ta kanë rënë dhe 3 ekipe të tjera.
Nga 4 grupe që ka liga, destinimin për më poshtë 'e gëzuan' 4 ekipe kombëtare. Fatin e Shqipërisë e kanë përjetuar dhe Finlanda, Mali i Zi dhe Kazakistani. Kombëtarja ka rezultuar ekipi më i mirë sipas statistikave në krahasim me rivalët e tjerë.
Kombëtarja Shqiptare grumbulloi 7 pikë gjithsej, ndërkohë që vetëm Mali i Zi është paksa më afër paraqitjes së "Kuqezinjve". Malazezët arritën 3 pikë dhe kjo vetëm falë fitores kundër Turqisë arritur në javën e fundit.
Kazakistani dhe Finlanda lënë për të dëshiruar pasi renditen të fundit dhe pa asnjë sukses.
Duke bërë krahasimet, ikja e Shqipërisë nga Liga B duket e padrejtë. Grupi ku ishte skuadra e Sylvinhos ishte i vëshitrë dhe në fund të fundit, kushdo mund të kishte patur fatin e Kombëtares, edhe pse me një sasi të konsiderueshme pikësh.