Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Shpresë për Cikalleshin, Uzunin dhe Baren, trajneri Sylvinho zbulon si mund të grumbullohen për EURO 2024

Shkruar nga NEWSPORT
Shpresë për Cikalleshin, Uzunin dhe Baren, trajneri Sylvinho zbulon si
Sylvinho

Trajneri Sylvinho publikoi ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për Euro 2024. Në këtë listë të përbërë nga 27 lojtarë, ku një nga këta do të largohet para 7 qershorit.

Në sy bien mungesa e Sokol Cikalleshit, Myrto Uzunit apo Keidi Bares, por për këta futbollistë ka akoma shpresë. Shpresën ua ka dhënë pikërisht trajneri brazilian, i cili u shpreh se UEFA i lejon të bëjnë ndryshime në ekip pas datës 7 qershor.

Por kjo do të ndodhë vetëm në rastin kur lojtari që do të largohet nga grumbullimi ka probleme fizike, pra dëmtim. Më të rrezikuarit sipas Sylvinhos janë Medon Berisha dhe portieri Simon Simoni, pasi braziliani akoma nuk ka vendosur nëse do të shkojë me 3 apo 4 portierë në Europian.

“Sipas rregullave të UEFA-s, nëse një nga këta futbollistë pëson një dëmtim gjatë këtyre javëve, vetëm pas datës 7 qershor mund të ndërrojmë njërin prej tyre. Në këto momente nuk bëjmë dot ndryshime pa pasur probleme.  Simoni është një futbollist i ri, i ngjashëm me Medon Berishën, ka bërë një rrugëtim të gjatë me ekipet e moshave, por do të duhet të përgjigjet në fushën e lojës. Do shikojmë në datën 7 qershor, gjendjen në të cilën jemi dhe do të vendosim nëse do të shkojmë me 4 portierë apo jo, pasi të kemi zhvilluar miqësoret. Nëse një lojtar do të ketë probleme fizike, mund të kemi ndryshime”, ishin fjalët e Sylvinhos.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga