
Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për raundin e dytë të Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në “Air Albania”, do të startojë në orën 20:45.
Sigurisht që në këtë ndeshje nuk ka si të mungojë tifogrupi ultras “Tifozat Kuq e Zi”. Këta të fundit janë gjithnjë pas Kombëtares, teksa së fundmi kanë dhënë detajet e organizimit për anëtarët e tyre, përsa i përket ndeshjes Shqipëri – Gjeorgji.
Njoftimi i TKZ-së:
Të dashur anëtarë,
Tashmë, si zakonisht, vendtakimi përpara ndeshjes së nesërme do të jetë tek Lulishtja “Vëllezërit Frashëri” (përballë Piramidës) në krah të Bar “Ëest”, Tiranë.
Do të jemi aty që nga ora 15:00 dhe nisja për në stadium në grup do të bëhet në orën 18:30.
Përjetësisht me ty Shqipëri!
View this post on Instagram