Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Qesha se shmangëm Italinë dhe Uellsin”, Armand Duka flet pas shortit: Shpresoj të kemi futbollistët në formë të mirë. Kosova? Ka shanse reale për në Botëror

Shkruar nga NEWSPORT
“Qesha se shmangëm Italinë dhe Uellsin”, Armand Duka flet
Armand Duka - Sylvinho

Shqipëria është njohur pak më parë me kundërshtarin e fazës së “Play-Off”. Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë, një rival me të cilin janë përballur edhe në të kaluarën, ndërsa kanë arritur edhe të fitojnë.

Pas hedhjes së shortit Armand Duka, kanë dhënë mendimin e tyre të parë për rivalët dhe mundësinë për të qenë në Botëro.

I buzëqeshur? Ndodhi kështu në fakt çifti i parë nuk më pëlqente, Italia dhe Uellsi. Më vjen mirë që eliminuam ato të parë dhe ndaj qesha, kur i shmangëm këto.

Nuk kam ndonjë preferencë, pasi të gjitha janë të forta. I gëzuar dhe i buzëqeshur jam, pasi jemi këtu. Falenderojmë futbollistët dhe stafin që na mundësuan të luajnë në “Play-Off”. Polonia një kundërshtar i fortë, të gjithë janë të fortë, por ne do të provojmë mundësitë tona. Do të luajmë në Varshavë në mars.

Shorti i favorshëm? Ndeshjet e futbollit as nuk fitohen as nuk humben në short. Ne ishim të mërzitur për shortin e kualifikueseve, por në fund dolëm të dytët. Shpresojmë që të kemi futbollistët gati dhe në formë të mirë. Të mos kenë dëmtime dhe t’i kemi të gjithë.

Sllovakia, ishte dëshira juaj? Në fakt më dukej një kundërshtar më i përshtatshëm, me diferencat që janë më të vogla ose hic. Në një diskutim që bëmë rrugës, unë shpreha dëshirën për Sllovakinë, ndërsa të tjerët për Uellsit.

Kosova a ka shanse? Kosova është një ekip i mirë, po kalon një moment të mirë. Shpresoj të jetë kështu edhe në mars. I ka të gjitha mundësitë për të kaluar Sllovakinë dhe për të sfiduar më pas Turqinë ose Rumaninë. I ka të gjitha shanset për të fituar edhe finalen dhe për të qenë pjesë e Botërorit”, përfundon Duka.

Poll

Lexo gjithashtu