
Jasir Asani spikati në fitoren e Kombëtares 3-0 përballë Lihtenshtejnit. Sulmuesi 29-vjeçar shënoi golin e dytë të miqësores nga goditja e dënimit.
Pas ndeshjes reagoi Erion Braçe. Deputeti i Shqipërisë “thumboi” koreanin Jung-hyo Lee. Trajneri i Gwangju ku aktivizohet Asani ishte shprehur se nuk i jep minuta sulmuesit shqiptar, për shkak të mbipeshës.
Postimi i Erion Braçes:
“RRUGES PER NE GJERMANI; LUAN SHQIPERIA: RIKTHEHET JASIR ASANI. ME TE MAJTEN E TIJ! Si tha ai trajneri ne Kore, eshte mbipeshe? POOOO KA PESHE TE MADHE NE KEMBE! Shijoeni!”
Poll