Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Nëse do të kemi penallti tjetër, nuk do ta godasë Manaj”, Ervin Bulku tregon “sekretet” e formacionit: Ja përse nuk është Hysaj nga minuta e parë

Shkruar nga NEWSPORT
“Nëse do të kemi penallti tjetër, nuk do ta godasë
Gazetari Elvis Rexha dhe Ervin Bulku

Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Letoninë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në Riga, do të nisë në orën 20:45. Në prag të këtij dueli ka folur Ervin Bulku për “SuperSport”, direkt nga Letonia.

“Mendoj që Gjimshiti është për arsye kartonësh jashtë, Ajeti është jashtë e ka të pamundur. Prandaj janë grumbulluar 27 lojtarë për të qenë të gatshëm për të dyja sfidat. Çdo lojtar është gati të futet në fushë. Për zgjedhjen e Balliut, është teknike e trajnerit. Hysaj bëri shumë mirë, por Balliu është në lojë për zgjedhje teknike të Sylvinhos. Penalltinë nuk e ka humbur vetëm Rey Manaj, e kanë humbur shumë. Nuk do të thotë se humb penalltinë dhe nuk do të jesh titullar.

Manaj kapiten? Kapiteni është zgjedhur në bazë të ndeshjeve me ekipin Kombëtar. Por nëse do të kemi penallti nuk do të godasë Manaj, por dikush tjetër, i cili do të jetë Kristjan Asllani. S’ka ndryshime në sulm? Çdokush mund të ishte pjesë e formacionit, por duke parë që luajtën mirë kundër Serbisë, ka zgjedhur përsëri atë treshe”, është shprehur Ervin Bulku.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga