Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Në futboll 1 minutë ndryshon lojën”, Elseid Hysaj: Do jemi surpriza e Euro 2024, këtë herë e duam “kafshatën” e madhe

Shkruar nga NEWSPORT
“Në futboll 1 minutë ndryshon lojën”, Elseid Hysaj:
Elsi Hysaj

Kombëtarja ditën e sotme ka nisur zytrtarisht përgatitjet për duelin me Italinë, sfidë që do të luhet ditën e shtunë në orën 21:00. Një duel shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët do të kenë përballë Kampionët në fuqi.

Në konferencën për shtyp ditën e sotme ishte i pranishëm Elseid Hysaj. Mbrojtësi i kuqezinjve ka theksuar se skuadra i di forcat e saj dhe do të bëjë maksimumin në Euro 2024, pasi nuk ka asgjë për të humbur.

Shqipëria është një familje e madhe dhe shpehet i bindur se kuqezinjtë do të jetë një nga suprizat e Kampionatit Europian. Gjithashtu thekson se atmosfera në ekip është mjaft pozitive dhe të gjithë futbollistët janë gati për këtë aventurë.

“Përgatitjet? Kemi punuar shumë, normal që nuk kemi qenë në 100% tonë. Në dy miqësoret luajmë mirë dhe treguam se jemi mirë në fushë.

Pjesa taktike, ku është vënë theksi? Ne po punojmë të gjithë bashk që mos të lëmë hapësira. Ne po punojmë në mesfushë që të jemi afër njëri –tjetrit dhe të mos lëmë hapësira.

A do luajmë sit ë barabartë? Janë 3 ndeshje shumë të forta dhe mjaft të bukura. Unë u kam thënë cunave që ta shikojmë shumë ktë Europian. Nuk i dihet se çfarë do të ndodhë më pas. Ne jemi gati dhe besoj se do të jemi një nga surprizat e Euro 2024. Kemi kundërshtarë të fortë, por ne kemi një top dhe mund të ndodhë gjithçka.

Italia ka shënuar 1 gol në dy ndeshje miqësore. Si e sheh kundërshtarin? Italisë ia kam parë dy ndeshjet miqësore. Nga jashtë duket sikur jan ënë vështirësë, po sështë ashtu siç duket. Unë e di dhe duhet të jemi të vetëdijshëm se ka lojtarë të fortë. Kështu ndodhi edhe në Europianin e fundit dhe u shpallën kampionë.

Çfarë kemi më tepër se ekipi i Euro 2016? Janë dy gjëra të ndryshme. Në 2016 një ekip tjetër, lojë dhe gjithçka tjetër. Për mua, Berishën, Abrashin është një europian tjetër. Nuk jemi si herën e parë që thonin OK ne u kualifikuam, por në këtë Euro 2024 ne do të provojmë gjithçka. Nuk kemi asgjë për të humbur.

Unë e njoh Italinë. Nuk është e thënë që njeh një lojtar dhe thua do ndaloj skuadrën. Mua nuk më pëlqen kur thonë se Italia s’ka lojtar të fortë dhe jo më kot fituan Europianin e fundit. Për ne është më mirë kur na thonë se nuk do të arrinë, pasi kështu mund t’i surprizojmë. Ne kemi besim dhe i dimë forcat tona dhe në futboll duhet vetëm 1 minutë për të ndryshuar lojën.

Krahu i djathtë një pikë e dobët sipas "AS", çfarë mendoni? Ne kemi punuar shumë fizikisht dhe kemi bërë shumë në stërvitje. Ne kemi shumë ndeshje në këmbët tona dhe sigurisht në minutat e fundit e ndjek paksa lodhjen. Mua mu bënë 12 vite që luaj në Serie A dhe e di shumë mirë ku kam gabuar dhe ku jo. Në këtë Euro 2024 unë jam i përqendruar dhe në KOmbëtare vij për të treguar maskimumin tim dhe jo për pushime.  Në kombëtare mund të rritesh, të luash dhe duhet të japësh kontributin tënd në çdo moment. Dua ta shijoj dhe ta gëzoj këtë Europian.

Mediaset ka shkruar se fitorja ndaj Shqipërisë është pikënisje për të kaluar grupet, si do t'iu përgjigjesh? Edhe për ne Italia është një pikëkyçe për të kaluar grupin. Ne duhet të flasim në fushë dhe të tregojmë se çfarë jemi të aftë të arrijmë.

Barazimi? Rëndësi është të mos humbës. Mjafton të mos humbësh dhe më mirë se 1 se sa asnjë. Edhe Portugalia kaloi grupet me 3 pikë.

Stërvitja? Normal që kemi bërë një ndërrim të strategjisë. Ne jemi më të koncentruar se duhe të hyjmë në Mood-in e Europianit.

Grupi i lojtarëve dhe harmonia, çfarë do të veçosh? Unë nuk i ndaj dot. Kam kaluar mirë me atë ekip, ku për pak do kalonim grupin. Edhe më këtë kombëtare kemi nisur të kuptohemi shumë mirë. Janë grupe fantastike. Jemi një familje dhe Shqipëria është e vështirë të ndryshuar.

Europiani i dytë në karrierë? Kanë ndryshuar shumë gjara. Është rritur në karrierë, ka fituar eksperiencë. Këtë herë nuk jam i kënaqur me pak “bukë”, këtë herë e dua bukën e madhe. Unë kam kënaqësinë ta përjetoja, por këtë herë nuk jemi të kënaqur vetëm me pjesëmarrjen.

Me cilën arritje i ka kaluar Kombëtarja pritshmëritë? Ajo që duam është që pasi t ëpërfitojmë të 3 ndeshjet, duam që të jemi të gjithë krenar për atë që do japin në fushë. Dua që pas përfundimit të gjithë të na duartrokasin dhe të shkojmë në shtëpi me kokën larg, sido që të na sjellin grupet” , ka përfunduar Hysaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga