Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

NDRYSHIMI I FUNDIT/ Sylvinho gjen “Canën” e ri për Kombëtaren, ka luajtur në krah të Lorikut në Francë

Shkruar nga NEWSPORT
NDRYSHIMI I FUNDIT/ Sylvinho gjen “Canën” e ri për
Sylvinho - Lorik Cana

Kombëtarja po vazhdon përgatitjet për miqësoret e qërshorit, ku kuqezinjtë do të përballen me Lihtenshtejnin dhe Azerbajxhanit. Dy sfida mjaft interesante që do t’i vlejnë “djemve” të Sylvinhos për ndeshjet e Euro 2024.

Gjithashtu, pas këtij grumbullimi të parë, para Euro 2024, lojtarët kanë zgjedhur dhe marrë numrat e rinj në fanellat e tyre. Disa prej tyre nuk i kanë ndryshuar, ndërsa disa të tjerë kanë marrë numrat e disa lojtarëve që nuk janë grumbulluar.

Një ndër numrat legjendar, siç është ai “5”, është marrë nga Arlind Ajeti. Numri legjendar i qendisur në fanellën e Lorik Canës, para se ish-kapiteni kuqezi të tërhiqej, tashmë do të mbahet nga Ajeti. Sylvinho ka gjetur kështu “Lorik Canën” e ri, me shpresën se qendërmbrojtësi nga Podujeva do të bëjë po aq mirë sa Cana.

Kujtojmë se Ajeti ka luajtur përkrah Canës edhe në Euro 2016, por vetëm në ndeshjen e fundit, atë kundër Rumanisë. Sfidë të cilën kuqezinjtë e fituan me rezultatin 0-1, me golin e shënuar nga Armando Sadiku.

NDRYSHIMI I FUNDIT/ Sylvinho gjen “Canën” e ri për
Arlind Ajeti me numrin 5 në stërvitje

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga