
Kombëtarja shqiptare ka barazuar në transfertë përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4-t të kualifikueseve të Botërorit. Sfida e zhvilluar në Riga, përfundoi në barazim 1-1.
Protagonist absolut në këtë ndeshje, ishte kapiteni letonez, Cernomordijs. Ky i fundit si fillim shënoi autogol në minutën e 29-të, duke i dhënë avantazhin Shqipërisë. Por në fundin e pjesës së parë, kapiteni letonez shënoi në portën e duhur, duke barazuar shifrat.
Me këtë barazi, pas katër ndeshjesh të luajtura, Shqipëria shkon në kuotën e 5 pikëve, në vendin e dytë. Në krahun tjetër, me 3 ndeshje të luajtura, Letonia me 4 pikë mban vendin e 4-t.
Letoni 1 – 1 Shqipëri (Cernomordijs 45+4' / AG* Cernomordijs 29')
Kualifikuese Botërori: Raundi 4-t
Stadiumi: “Skonto stadion”
Arbitër: Halil Umut Meler
FORMACIONET ZYRTARE:
LETONIA: Zviedris, Ciganiks, Balodis, Cernomodis, Jurkovskis, Jaunzems, Zelenkovs, Saveljevs, Varsiavans, Ikaunieks, Gutkovskis. Trajner: Paolo Nicolato.
SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Balliu, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj, Trajner: Sylvinho.
LIVE:
90+4' Mbyllet ndeshja, Shqipëria barazon 1-1 me Letoninë.
82' Zëvendësime "kokë më kokë, dalin Broja e Manaj, futem Daku me Uzunin.
69' Largohet nga fusha Qazim Laçi, vendin e tij e merr Nedim Bajrami.
60' Ernest Muçi futet në lojë, merr vendin e Arbër Hoxhës.
52' Rast i artë për Rey Manaj.
45+5' Mbyllet 1-1 pjesa e parë.
45+4' Letonia barazon shifrat.
298' GOL SHQIPËRIA! Autogol, Cernomordijs.
21' Strakosha pret penalltinë.
17' Arbitri akordon penallti në favor të Letonisë.
8' Kombëtarja kuqezi i afrohet golit me Manajn, ndërhyn mbrojtësi letonez.
1' “Shqiponjat” kuqezi në fushë vetëm për 3 pikët, starton sfida mes Letonisë dhe Shqipërisë në “Skonto stadion”.