Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ Adrion Pajaziti “Masterclass”, Shqipëria përmbys Zvicrën me superdopietën e mesfushorit kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Adrion Pajaziti “Masterclass”, Shqipëria përmbys
 

Zvicra 1-2 Shqipëria
(Surdez 16' / Pajaziti 18', 69')

EURO U21: Kualifikuese
Grupi E: Ndeshja 9
Stadiumi: Stade de la Tuiliere (Lozanë)

Shqipëria U21 fiton me përmbysje përballë Zvicrës në ndeshjen e luajtur në Lozanë. Sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Europianit të kësaj grupmoshe.

Helvetët kaluan të parët në avantazh me golin e Surdez në minutën e 16’, por vetëm 2 minuta më pas ishte Adrion Pajaziti i cili riktheu baraspeshën me një gol mjaft të bukur, i ngjashëm me atë të Bajramit ndaj Italisë.

Pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë dhe në minutën e 69’ do të ishte përsëri fantazisti kuqezi që do të tregonte të gjithë klasin e tij me një supergol nga distance që përfundoi në cepin e rrjetës. Pak minuta nga fundi, hero do të bëhej edhe portieri Lilo i cili do të priste një 11-metërsh duke mbajtur në avantazh Shqipërinë.

Një fitore e rëndësishme për Shqipërinë U21 që tregon edhe një tjetër herë se në organikë ka elementë të gatshëm të kontribuojnë edhe për Kombëtaren e madhe.

Shqipëria ndodhet në vendin e 4-të me 13 pikë, aq sa Finlanda, 1 më pak se Zvicra dhe 3 nga Rumania kryesuese, por me 2 ndeshje më shumë se këta duke bërë që shanset për kualifikim të jenë thuajse të pamundura. Ndeshja e rradhës dhe e fundit për kuqezinjtë do të jetë ndaj Armenisë më 15 tetor në Air Albania.

Formacionet zyrtare:

Zvicra (2-4-2-1) – Keller; Hajdari, Amenda, Wallner; Surdez, Jashari, Avdullahu, Ottiger; Dos Santos, Sanches; Villiger. Trajner: S. Stauch
Shqipëria (3-4-1-2) – Lilo; Preka, Gjini, Dajko; Ismaili, Civeja, Fetai, Buxhelaj; Pajaziti; Shpendi, Rexhepi. Trajner: A. Bushi

GOLAT:

85' Portieri Lilo pret penalltinë:

69' Goli i dytë i Pajazitit:

18' Goli i Pajazitit:

16' Goli i Zvicrës:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga