
Angli 2 – 0 Shqipëri (Lewis-Skelly 19', Kane 78')
Kombëtarja shqiptare ka nisur me humbje kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë e Sylvinhos janë mposhtur nga Anglia me rezultatin 2-0 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Wembley”.
Dy golat për “3 Luanët” u shënuan nga Levis-Skelly në mintuën e 20-të dhe Harry Kane në të 77-tën. Loja e Shqipërisë prodhoi shumë raste, teksa kuqezinjtë u zgjuan pas hyrjes në fushë të Armando Brojës.
Sikur të mos mjaftonte kjo humbje, një tjetër lajm i keq për Shqipërinë është dëmtimi i Thomas Strakoshës. Ky i fundit u dëmtua në minutën e 82-të dhe u zëvendësua duke i lënë vendin Elhan Kastratit.
Kujtojmë që ndeshjen e radhës në kualifikueset e Botërorit, kuqezinjtë e luajnë më 24 mars përballë Andorrës në “Arenën Kombëtare”, në Tiranë.
Kualifikuese Botërori
Stadiumi: “Wembley”
Arbitër: Alejandro Hernández
FORMACIONET ZYRTARE:
ANGLIA (4-2-3-1): Pickford: Lewis-Skelly, Burn, Konsa, Walker: Jones, Rice: Rashford, Bellingham, Foden: Kane. Trajner: Thomas Tuchel.
SHQIPËRIA (4-2-1-3): Strakosha: Aliji, Gjimshiti, Ajeti, Balliu: Ramadani, Asllani: Laçi: Bajrami, Uzuni, Asani. Trajner: Sylvinho.
LIVE:
90' Arbitri akordon 5 minuta shtesë.
82' Thomas Strakosha dëmtohet dhe del nga loja, venin e tij e merr Elhan Kastrati.
79' Arbër Hoxha dhe Adrion Pajaziti futen në lojë, marrin vendin e Asanit dhe Laçit.
78' Anglia shënon golin e dytë me Harry Kane.
66' Armando Broja menjëherë në aksion, shans i mirë për Shqipërinë.
64' Armando Broja futet në lojë, merr vendin e Bajramit.
59' Harry Kane tenton me kokë, por mungon saktësia.
45+1'. Mbyllet 1-0 pjesa e parë, anglezët në avantazh.
42' Anglia i afrohet golit me Burn, Strakosha bën heroin.
40' Harry Kane nuk i beson syve, Strakosha dhe Gjimshiti fantastikë.
34' Anglia i afrohet golit të dytë, por Strakosha ndal goditjen e Bellingham.
33' Berat Gjimshiti ndëshkohet me karton të verdhë.
27' Rasti i parë për Kombëtaren shqiptare, Anglinë e shpëton fati.
19' Anglia shënon me Lewis-Skelly.
17' Shans i mirë për Harry Kane, Balliu dhe Strakosha vendimtarë.
14' Panik në zonën e Shqipërisë, por mbrojtja kuqezi e vëmendshme.
1’ Të gjithë shqiptarët besojnë tek djemtë e Kombëtares, nis supersfida në “Wembley” mes Anglisë dhe Shqipërisë.