Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ Fundi i një ëndrre vere, Shqipëria largohet me kokën lart nga Europiani

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fundi i një ëndrre vere, Shqipëria largohet me kokën
 

Shqipëria 0-1 Spanja
(Torres 13')

Euro 2024: Grupet
Grupi B: Ndeshja III
Stadiumi: Dusseldorf Arena

Shqipëria nuk ia del të bëjë mrekullinë në Dusseldorf teksa mposhtet nga Spanja me rezultatin minimal 0-1. Goli i Ferran Torres në minutën e 13' mjaftoi që t'u jepte 3 pikë iberikëve të cilët e mbyllin grupin të parët.

Kuqezinjtë i japin fund kësaj aventure të bukur europiane që do të mbahet mend gjatë. Euro 2024 përfundon këtu për Kombëtaren që ngjyrosi kuqezi çdo stadium, qytet e rrugë ku shkeli.

Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3) - Strakosha; Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Manaj, Bajrami. Trajner: Sylvinho
Spanja (4-2-3-1) – Raya; Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo; Merino, Zubimendi; Ferran , Olmo, Oyarzabal; Joselu. Trajner: Luis De La Fuente

LIVE:

90 E pabesueshme, portieri Raya i mohon golin Brojes.

77' Kristjan Asllani godet nga distanca por sfera shkon jashte.
 
64' Drithërima në Dusseldorf, Armando Broja ngre 'peshë' kuqezinjtë

47' Joselu shume prane golit, gjysmeroveshata e tij shkon ngjitur me shtyllen.

46' Nis pjesa e dytë.

45+1' Mbyllet pjesa e parë.
45' Predhe e Asllanin nga distanca, pret Raya.

41' Grimaldo kroson lart per Ferran Torres i cili gjuan me koke mbi traversë.

38' Portieri Raya per pak sa nuk ben çmendurine, godet mbrojtesin Laporte me top, por sfera i kthehet ne duar.
35' Jesus Navas pason rrezikshëm në zonë te Olmo i cili godet por bllokohet nga mbrojtja kuqezi.

34' Ferran Torres kroson nga e djathta, por Balliu largon topin ne momentin e fundit.
17' Asani vertikalizon për Laçin brenda zone, mesfushori pason serish për Asanin i cili bllokohet nga mbrojtja spanjolle.
13' Gol! Spanja shenon me Ferran Torres.

12' Thomas Strakosha shpëton Shqipërinë, reflekse të shkëlqyera nga gardiani kuqezi.

1' Fillon ndeshja, Shqipëria kërkon fitoren për të shkruajtur historinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga