Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ U largua nga Catania, ish-mesfushori i Kombëtares mbetet në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ U largua nga Catania, ish-mesfushori i Kombëtares mbetet në
Emanuele Ndoj gjatë prezantimit te Latina Calcio

Emanuele Ndoj është lojtari më i ri i Latina Calcio, ekip që militon në Serie C. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Catanian, po në Serie C, për të nisur një të re me ekipin tjetër italian.

“Ndoj vlerësohet për vizionin e lojës dhe karakteristika që e bëjnë atë element të vlefshëm për çdo ekip. Ai synon të shfrytëzojë përvojën dhe talentin e tij për të arritur suksese të reja në sezonin 2024/2025 me Latinan”, shkruan klubi italian.

Kujtojmë që 27-vjeçari ka një karrierë të gjatë në Itali ku ka luajtur me Padovën, Romën, Brescian, Cosenzan dhe së fundmi Catanian. Gjithashtu, Ndoj ka luajtur 6 ndeshje me Kombëtaren A të Shqipërisë, ku ka gjetur edhe 1 herë rrugën e rrjetës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Latina Calcio 1932 Official (@latinacalcio1932official)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga