
Shqipëria U21
Aidon Shehu është futbollisti më i ri Hull City U21. Mesfushori 18-vjeçar u largua nga Hull City U18, për të ngjitur një tjetër shkallë në karrierë, pra duke shkuar më lart.

Aidon Shehu
Me klubin e ri, Shehu ka firmosur kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Megjithatë, mesfushori i Kombëtares shqiptare U21, ka opsionin e rinovimin edhe për një tjetër vit.
Shehu është kthyer në një titullar absolut edhe për kuqezinjtë e Alban Bushit. Ai ka luajtur titullar kundër Gjermanisë dhe Zvicrës, madje këtyre të fundit u shënoi eurogol 2 ditë më parë.
Poll