Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Tani vlen vetëm 75 mijë euro, ish-futbollisti i Kombëtares transferohet në Kuvajt

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Tani vlen vetëm 75 mijë euro, ish-futbollisti i
Odise Roshi dhe Hysen Memolla

Hysen Memolla është futbollisti më i ri i Al Jahra SC. 33-vjeçari vendosi që të mbyllte aventurën e tij në Kosovë me Suharekën, për të nisur një të re në futbollin e Kuvajtit.

Memolla ka firmosur me ekipin e Al Jahra kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Ndërkohë që klubi nga Kuvajti nuk ka paguar për të, pasi kontrata e 33-vjeçarit me Suharekën kishte përfunduar.

Memolla ka një karrierë interesante në Itali, Slloveni, Kroaci, Finlandë, Hungari, Rumani dhe në Shqipëri me Egnatian. Ai ka luajtur për ekipe të njohura si Hellas Verona, Hajduk Split, Salernitana dhe FC Lahti.

Vlen të përmendet se vlera e Memollës tashmë në “Transfermarkt” është vetëm 75 mijë euro. Ndërkohë që 33-vjeçari ka luajtur edhe 6 ndeshje me Kombëtaren shqiptare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga