Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Bëri debutimin me Kombëtaren në 2025-ën, mbrojtësi shqiptar sërish te Arsenali i Mikel Artetës   

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Bëri debutimin me Kombëtaren në 2025-ën,
Kombëtarja

Klubi i Morecambe FC ka njoftuar para pak orësh se mbrojtësi shqiptar Maldini Kacurri është rikthyer sërish te Arsenali. Talenti kuqezi iu bashkua skuadrës së Morecambe FC (Liga e 5-të për nga rëndësia në Angli) gjatë merkatos së verës në 2025-ën, ndërsa tashmë, 20-vjeçari ndodhet nën urdhërat e trajnerit të Arsenalit Mikel Arteta.

Nuk ka një informacion konkret nëse do qendrojë te “Topçinjtë” deri në verën e këtij viti, apo do huazohet sërish, pa anashkaluar shitjen përfundimtare.

Kacurri zhvilloi paraqitje mbreslënëse në këtë huazim, por mbingarkesa në repartin defensive të kryesuesëve në Premier League, bën të kuptosh se nëse mbetet në “Emirates Stadium”, do “ngrohë” stolin. Me Shqipërinë, mbrojtësi e bëri debutimin më 4 shtator (2025), miqësorja ndaj Gjilbraltar.   

Poll

Lexo gjithashtu