Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Zgjat vetëm 1 vit aventura e tij në Rumani, ish-i i Kombëtares mbetet pa ekip

Shkruar nga NEWSPORT
Zgjat vetëm 1 vit aventura e tij në Rumani, ish-i i Kombëtares
Azdren Llullaku

Azdren Llullaku nuk është më futbollist i Gloria Bistrita. Futbollisti shqiptar tashmë është një lojtar i lirë në treg, pasi ka mbyllur aventurën e tij me ekipin rumun. Skuadër me të cilën luajti në ligën e dytë rumune.

37-vjeçari me shumë gjasa do t’i japë fund karrierës së tij si futbollist. Ish-i i Kombëtares me fanellën kuqezi ka luajtur në 5 ndeshje, të cilët kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës Rusi 2018.

Ndërkohë Llullaku ka një karrierë të pasur, ku ka luajtur me disa ekipe si Astana, Astra Giurgia, Tamasi, SandonaJesolo, ACSM Poli lazi, CSMS lasi, Vitur Entella dhe Gaz Metan. Me këto të fundit ka luajtur më shumë ndeshje në karrierën e tij, plot 120 sfida, ku ka shënuar edhe 35 gola.

Poll

Lexo gjithashtu