
Ylber Ramadani
Ylber Ramadani luan vetëm 60 minuta para grumbullimit me kombëtaren shqiptare.
Mesfushori kuqezi qëndroi në fushë për një orë lojë në sfidën e kampionatit italiane mes Lecce dhe Empolit.
Ndryshe nga herët e tjera, tekniku Gotti kursen 28-vjeçarin, pasi e ul në stol para fundit të takimit.
Performanca e Ramadanit vlerësohet me notën 6.3 nga “Sofascore”, duke qënë një “digë” për skuadrën e Lecce.
Shkak duhet të jetë një lëvizje taktike, pasi vendin e tij e mori Sansone, një futbollist me tipare sulmuese. Deri në minutën që Ramadani gjendej në fushë, Lecce po humbiste me shifrat 1-0 kundër Empolit.
Poll