
Mirlind Daku
Mirlind Daku nuk e ka problem nëse i anullon një gol. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar përsëri, por këtë herë VAR-i nuk kishte se çfarë t’i bënte golit të shqiptarit.
Rubin Kazan ka mbyllur në avantazh pjesën e parë kundër Khimki. 45 minutat e para të ndeshjes së vlefshme për javën e 3-të të Premier League ruse është mbyllur 1-0 në favor të Rubin Kazan.
Ishte pikërisht Mirlind Daku ai që shënoi golin e vetëm deri më tani. Sulmuesi nga Gjilani nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutë e 45-të, duke dërguar ekipin e tij më të qetë në dhomat e zhveshjes.
Poll