
Mirlind Daku
Dy minuta i mjaftuan Mirlind Dakut për të gjetur rrugën e rrjetës me Rubin Kazan. Këta të fundit po luajnë kundër Khimki ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të Premier Leagues ruse.
Por, goli i Dakut u anullua për pozicion të parregullt. Pavarësisht se bëri një vrapim galopant, madje dribloi dhe portierin, ky gol mjaft i bukur i sulmuesit të Kombëtares shqiptare u anullua pas rishikimit në VAR.
Goli
Pamjet e VAR
Megjithatë, bomberi nga Gjilani u bë protagonist pas anullimit të golit. Kamera e fiksoi Dakun në momentin që ky i fundit shan nga zemërimi i vendimit të VAR. “Phytt në p*dh ti q*fsha”, shikohet të thotë sulmuesi kuqezi.
Momenti kur Daku shan
Poll