Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar i jashtëzakonshëm në Itali, pas Interit i shënon edhe Napolit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sulmuesi shqiptar i jashtëzakonshëm në Itali, pas Interit
Frederik Tosku duke festuar golin

Frederik Tosku po shkëlqen me Cesena U-20 në këtë sezon. Sulmuesi shqiptar po shënon gola vendimtar për të tijtë, duke udhëhequr kështu ekipin drejt rezultateve pzitive.

19-vjeçari pak ditë më parë i shënoi një gol fantastik Interit U-20, teksa ditën e sotme i ka shënuar një tjetër ekipi të njohur. Bëhet fjalë për Napolin U-20.

Në sfidën që Cesena U-20 fitoi në shtëpi 3-0 ndaj Napolit U-20, Tosku gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 14-të të takimit. Gol që i dha avantazhine dyfishtë skuadrës së tij.

Vlen të theksohet se në 4 ndeshje në këtë sezon në Primavera 1, sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë 3 gola dhe të dhurojë 3 asiste.

VIDEO e GOLIT

Poll

Lexo gjithashtu