
Belajdi Pusi
Belajdi Pusi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Fakel Voronezh fitoi në shtëpi përballë Volgograd. Sfida e vlefshme për jaëvn e 15-të të ligës së parë ruse, përfundoi 4-0.
Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar, i cili hapi serinë e golave në minutën e 42-të, me një goditje tepër të bukur. Ndërkohë që për golin e dytë personal, ish-i i Vllaznisë, mendoi në minutën e 47-të, duke plotësuar dopietën shumë lehtë.
Me fanellën e ekipit rus, 27-vjeçari po bën mjaft mirë këtë sezon. Ai shkon kështu në kuotën e 8 golave, teksa ka dhuruar edhe 1 asist.
Golat e Belajdi Pusit
Poll