Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ U rikthye te goli në Angli pas 4 javësh, Anis Mehmetit i “TREGON” të gjitha (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ U rikthye te goli në Angli pas 4 javësh, Anis Mehmetit i
Anis Mehmeti duke festuar golin

Anis Mehmeti ditën e djeshme u rikthye sërish protagonist te skuadra e Bristol City. Sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 4 në sfidën që skuadra e tij fitoi 2-1 ndaj west Brom.

Futbollisti i Kombëtares hapi serinë e fitores, ndërsa u rikthye te goli pas 4 javësh “agjërimi”. Ndeshja e fundit që kishte shënuar në Championship ishte në duelin e fituar 1-0 ndaj Portsmouth në transfertë, përballje e zhvilluar 1 muaj më parë.

Ndërkohë pas golit të shënuar ditën e djeshme, Mehmeti ka reaguar në rrjetet sociale. 24-vjeçari ka postuar foto duke festuar pas golit të shënuar, ku dukshëm është i buzëqeshur dhe postimi i tij i ka “treguar” të gjitha, pasi fotoja “flet” më shumë se fjalët.

Ndërkohë sa i takon ndeshjeve të këtij sezoni, Mehmeti ka luajtur në 23 sfida, ku ka mundur të shënojë 7 gola dhe të dhurojë edhe 6 asiste, duke qenë vendimtar për anglezët.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AM11 (@anismehmeti33)

Poll

Lexo gjithashtu