Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Tedi Cara në versionin "bomber", ish-i i Partizanit gjen golin e radhës dhe afron ekipin e tij me kreun

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tedi Cara në versionin "bomber", ish-i i Partizanit gjen
Tedi Cara

Tedi Cara është shfaqur protagonist në ndeshjen e sotme, ku ekipi i tij Oleksandriya fitoi në transfertë përballë Inhulets. Sfida e vlefshme për javën e 26-të të Premier League ukrainase, përfundoi 0-1.

Ishte pikërisht ish-sulmuesi i Partizanit që tundi rrjetën për të tijët dhe u dha një fitore tepër të rëndësishme. Ishte minua e 27-të e ndeshjes, kur Cara ia doli që të shënonte gol.

Kështu, ekipi i iOleksandriya shkon në vendin e dytë të renditjes me 60 pikë, 3 më pak se Dinamo e Kievit kryesuese. Ndërsa për Carën, ky ishte goli i 3-të në Ukrainë, me kavajasin që numëron edhe 2 asiste.

Goli i Tedi Carës

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga