
Jasir Asani duke vrapuar rreth fushes
Kombëtarja po zhvillon seancën e radhës stërvitore në kuadër të sfidës me Ukrainën. Ekipi ka zbritur në fushën e “Air Albanias” për t’iu dhënë dorën e fundit përgatitjeve për sfidën e nesërme.
Jasir Asani në këtë seancë stërvitore nuk i është bashkuar grupit, pasi lojtari po bën disa vrapime rreth fushës. “Mëngjarashi” mori një dëmtim ndaj Çekisë dhe gjendja e tij vazhdon të mbajë në “ankth” Sylvinhon dhe stafin kuqezi.
Për gatishëmrinë e tij ndaj Ukrainës do të mësohet vetëm ditën e nesërme, kur braziliani do të vendosë për të, ku sigurisht fjalën e fundit do ta thonë mjekët e Kombëtares, të cilët po shikojnë me imtësi rikuperimin e sulmuesit.
Poll