Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Talenti kuqezi spektakolar në Gjermani, mesfushori shqiptar çon peshë të gjithë stadiumin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Talenti kuqezi spektakolar në Gjermani, mesfushori shqiptar
Tim Civeja

Një shqiptar ka gjetur golin ditën e sotme në Gjermani. Ky është Tim Civeja i cili luan aktualisht te Saarbrucken. Mesfushori realizoi sot në takimin përballë 1860 Munchen në ligën e tretë gjermane.

I riu arriti të çojë peshë stadiumin falë realizimit të tij në minutën e 45-të, sapo do të përfundonte pjesa e parë e sfidës së vlefshme për 3.Liga dhe javën e 20-të.

Civeja ishte ai që tentoi portën gjatë aksionit dhe më pas fati i buzëqeshi pasi topi iu kthye dhe përfitoi për të realizuar golin e dytë të vendasve. Kujtojmë që Saarbrucken para disa sezonesh trondiste të gjithë Gjermaninë me eliminimin e Bayernit dhe ecurinë fantastike në DFB Pokal.

Skuadra e talentit kuqezi fitoi bindhsëm 4-0 pa bërë shumë diskutime me ekipin tjetër të qytetit të Mynihut. Futbollisti i Shpresave e ngjit kështu skuadrën e tij në vendin e tretë me qëllime serioze për të arritur Bundesliga 2.

Goli i Tim Civejas

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga