Vrapimi i pabesueshëm i Ernest Muçit ndaj Besiktas
Ernest Muçi është lojtari më në formë i Kombëtares. Me ekipin e Trabzonspor, 26-vjeçari numëron 6 gola në 4 ndeshjet e fundit të Superligës turke.
Konkretizimi i fundit kundër Besiktas ishte edhe në një formë “hakmarrje” për mungesën e besimit te shqiptari nga gjigandët e Stambollit.
Nga mediat turke, por jo vetëm, po qarkullon masivisht një video nga dueli karshi Besiktas, ku Muçi kthehet nga sulmi për të ndjekur rivalin me shpejtësi “skëterr”, vrapim i çmendur.
Ish-sulmuesi i Tiranës po demostron jo vetëm aftësitë si finalizues, por edhe në shërbim të prapavijës.
Poll
