
Eneo Bitri është përfshirë në formacionin e javës në ligën hungareze. Dita – ditës po bëhet protagonist absolut në klubin e ETO Gyor, ndaj dhe klubi i ka kushtuar një episod të dedikuar.
Hungarezët kanë transmetuar 1 ditë me mbrojtësin shqiptar për të parë nga afër rutinën ditore. Skuadra jeshile, por edhe fansat duan të kuptojnë sekretin sesi Bitri është kthyer në ‘hero’ me një impakt të drejtpërdrejtë në lojë dhe rezultate.
Kamerat e klubit kanë xhiruar mënyrën stërvitore, oraret e ngrënies, ushtrimet në palestër dhe me kë shoqërohet më shumë futbollisti shqiptar. Me pak fjalë, nuk i janë ndarë për asnjë moment ish-lojtarit të Partizanit me qëllim nxjerrjen e formulës së suksesit.
Eneo është një shembull për të gjithë, në shtetin ku kuqezinjtë vendosin rregullin.
Kujtojmë po në Hungari, Myrto Uzuni hodhi hapin më të rëndësishëm të karrierës.
1 ditë me Eneo Bitrin