Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FOTO/ Eneo Bitri nga mbrojtës në 'bomber', ish-i Partizanit nuk lë çmim pa 'rrëmbyer' në Hungari

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Eneo Bitri nga mbrojtës në 'bomber', ish-i Partizanit
Eneo Bitri

Eneo Bitri nuk ka të ndalur në kampionatin hungarez. Tek ETO Gyor, ish-futbollisti i Partizanit ka gjetur veten e tij në rrethanat më të mira.

Shqiptari vetëm po shënon gola njëri pas tjetrit. Gola të bukur me kokë, si dhe me roveshatë.

Muajin e kaluar qendërmbrojtësi u shpall ‘Lojtari i Muajit’, ndërsa tani përfshihet në formacionin e javës.

Bitri shënoi në barazimin 2-2 kundër ekipit nga kryeqyteti, MTK Budapest. Për këtë, Eneo mori notën 8.2 që i dha një vend në 11-të më të mirët e Hungarisë.

Sigurisht, shtatlarti u zgjodh si ‘Lojtari i Ndeshjes’ në transfertën hungareze.

NBI, liga hungareze e sponsorizuar nga OTP Bank përzgjodhi 3 mbrojtës në formacion. Njëri prej tyre ishte Eneo Bitri, që më shumë po shndërrohet në një sulmues sesa po rri në prapavijë.

FOTO/ Eneo Bitri nga mbrojtës në 'bomber', ish-i Partizanit
Formacioni i Javës në Hungari
FOTO/ Eneo Bitri nga mbrojtës në 'bomber', ish-i Partizanit
Goli i Eneo Bitrit


Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga