Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Sherr masiv dhe dy gola! Jasir Asani protagonist në Iran, bëhet shkak për përplasjen fizike

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sherr masiv dhe dy gola! Jasir Asani protagonist në Iran, bëhet
Jasir Asanit

Jasir Asani është shfaqur prtoagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Esteghlal fitoi në shtëpi përballë Padyab. Sfida e vlefshme për e javën e 1/16-ave të Kupës së Iranit, përfundoi 2-1.

Të dy golat për ekipin pritës u shënuan nga Jasir Asani. Si fillim shënoi golin e barazimit në minutën e 89-të, ndërsa të 102-tën gjeti rrugën e rrjetës për të përmbysur rezultatin.

Ndërkohë që pas golit të parë Jasir Asani kapi nga qafa lojtarin kundërshtar, duke sjellë irritim në të dyja kampet dhe sherr masiv. Megjithatë, kjo s’ndikoi dhe Esteghlal u kualifikuar për më tej.

GOLAT E JASIR ASANIT:

Goli i parë i Jasir Asanit

Goli i dytë i Jasir Asanit

Poll

Lexo gjithashtu