Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Shënoi gol dhe Rangers eliminohet nga Kupa, Nedim Bajrami “del nga vetja" dhe "shpërthen" pas humbjes

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shënoi gol dhe Rangers eliminohet nga Kupa, Nedim Bajrami “del
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami ka “shpërthyer” pas humbjes që Rangers mori në Kupën e Skocisë ndaj Celtic, me këto të fundit që triumfuan pas gjuajtjes së penalltive dhe siguruan kualifikimin për në fazën tjetër të këtij turneu.

Lideri i Kombëtares shqiptare ishte në fushë, ndërsa u tregua i saktë në gjuajtjen e penalltisë, por “ruleta ruse” nuk i solli fat ekipit të tij, i cili u eliminua nga Kupa. Eliminim ky që ka “nxjerrë” nga vetja shqiptarin.

Në një video që po qarkullon në internet, shqiptari shihet mjaft i nervozuar, ndërsa i drejtohet dhomave të zhveshjes. Madje mbahet nga një prej pjesëtarëve të stafit, ku siç duket ndonjë fjalë e hedhur nga tifozët mund të ketë mbushur “kupën” e Bajramit që shihet mjaft i nervikosur.

Poll

Lexo gjithashtu