
Qazim Laçi
Paraqitje spektakolare nga Qazim Laçi mbrëmjen e sotme me Sparta Pragën në fitoren kundër Ceske Budejovice me shifrat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit çek.
Mesfushori i kombëtares shqiptare arriti të realizojë dy gola në këtë sfidë, por vetëm njëri ishte i vlefshëm. Megjithatë, rrjeta e gjetur në minutën e 64-t ishte e vlefshme për Laçin.
Ky ishte goli i dytë i mesfushorit kuqezi në kampionatin çek me fanellën e Sparta Pragës, në 19 paraqitje.
Poll