Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Përmbysje e madhe dhe 7 gola, Rey Manaj fantastik në Champions League me dopietë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Përmbysje e madhe dhe 7 gola, Rey Manaj fantastik në Champions
Rey Manaj

Ditën e sotme Rey Manaj ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer me skuadrën e Al-Sharjah në raundin e parë të Champions League aziatike. Sulmuesi i kombëtares shqiptare arriti të gjejë dy herë rrugën e rrjetës në fitoren 4-3 ndaj Al-Gharafa.

Në minutën e 60-të të takimit, Manaj mori përsipër 11-metërshin në favor të ekipit të tij, por portieri e ndali, më pas shqiptari përfitoi duke shënuar pasi topi iu kthye. Teksa rezultati ishte 3-2 për miqtë, Manaj u bë protagonist në minutën e 91-të.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi një gol fantastik nga goditja e dënimit duke barazuar shifrat. Ndërsa goli i fitores për ekipin e Al-Sharjah u shënua nga Igor Coronado.

Goli i pare i Manaj

Goli i dyte i Manaj

Poll

Lexo gjithashtu