
Engjëll Hoti dhe Jurgen Bardhi
Engjëll Hoti është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Umraniyespor po fiton përballë Manisa. Sfida e vlefshme për javën e 19-të të Ligës së Parë turke është momentalisht 3-0.
Ishte pikërisht Hoti që shënoi golin e dytë për të tijët në minutën e 10-të të sfidës. Pas një krosimi nga goditja e këndit dhe rrëmuje në zonë, ish-i i Partizanit dhe Tiranës përfitoi nga prekja e Glumac dhe më pas dërgoi topin në rrjetë.
Kujtojmë se te Umraniyespor luan një tjetër shqiptar si Jurgen Bardhi. Edhe ky ish i Partizanit, ishte ai që festoi me Hotin, duke e përqafuar këtë të fundit pas golit të shënuar.
Goli i Engjëll Hotit:
Poll