
Nedimi dha përshtypjen se trofeu i parë me fanelën blu ishte në prag, port fati nuk ishte me Rangers dhe shqiptarin. Legjionari në minutën e 40-të hapi siparin e golave dhe çmendi tifozerinë në derbin e Glasgout.
Ekipi i sulmuesit kuqezi nuk mundi të administronte realizimin e Bajramit kundër djalit të legjendës së United, Schmeichel. Ata pësuan 2 gola dhe u përmbysën nga jeshilët.
Skuadra skoceze arritit të barazonte në fund fare në 3-3 duke e shtyrë takimin në shtesa para penalltive që vendosën fatin në anën e kundërt të lojtarit të Kombëtares.
Finalja në fund u fitua nga ekipi i Brendan Rodgers, ish-tekniku i Liverpool, por që pa me sytë e tij festën me shqiponjën dykrenare në ‘Hampden Park’ të Nedimit.
Festa me Shqiponjë e Nedim Bajramit