Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Bajrami në librat e historisë së futbollit skocez, 'ylli' shqiptar shënon në finale të Kupës kundër Celtic

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bajrami në librat e historisë së futbollit skocez,
Nedim Bajrami

Luhet një nga derbitë më të 'zjarrtë' të botës, ‘Old Firm Derby’ në Skoci. Nedim Bajrami pas një aksioni të gjatë ka realizuar 1 gol që nuk do harrohet kurrë për nga rëndësia pasi është realizuar në një finale.

Rangers luan finalen e Kupës së Ligës së Skocisë kundër rivalëve të betuar. Mund të jetë kompeticioni i tretë për nga rëndësia, por sa herë bëhet fjalë për Rangers kundër Celtic, edhe një miqësore është si një betejë jetë a vdekje.

Shqiptari e ndoqi me vëmendje aksionin e golit pa humbur dëshirën për të shkuar në portën e jeshilëve.

Pas goditjes së shokut të ekipit si për fat, topi iu kthye legjionarit pas devijimit të portierit Schmeichel, ish-i i Leicester dhe Nedimi nuk kishte si të gabonte me portën bosh.

Celtic ia ka kthyer rezultatin bluve, por në një Klasike të Glasgout kurrë nuk i dihet se kush del fitimtar deri në fund.

Gol i Bajramit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga