Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Në majën e karrierës, ish-i i Luftëtarit "fabrikon" gol në Turqi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Në majën e karrierës, ish-i i Luftëtarit
Eduard Rroca

Ankara Keciorengucu luajti takimin e javës së 20-të në Turqi ndaj Sakaryaspor. Sfida e Ligës së Parë turke u mbyll 2-3 në favor të miqve.

Në sy ra paraqitja e Eduard Rrocës. Shqiptari po kryen një sezon të jashtëzakonshëm me ekipin vjollcë. Ish-i Superiores po shënon dhe po asiston vazhdimisht në klubin turk.

Mesfushori dha asist sot në takimin e luajtur në shtëpi. Ish-i i Kukësit dha pasimin në minutën e 17-të dhe solli barazimin e përkohshëm 1-1, pasi Dembele realizoi gol fantastik i vetëm me driblimemes shumë mbrojtësave. Në fund shifrat ishin 2-3 në disfavor të lojtarit shqiptar.

Rroca tek kryeqytetasit po  kalon një formë shumë të mirë. Eduardi ka 4 gola deri tani, ndërsa asisti ishte i dyti personal për ish-in e Istanbulspor.

Asisti i Eduard Rrocës

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga