Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Mbrojtësi i Kombëtares “trondit” portën rivale, gol me “makthin” e Manchester United

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mbrojtësi i Kombëtares “trondit” portën
Maldini Kacurri

Po luhen pjesa e dytë e ndeshjes Grimsby – Sëindon, e “mbërthyer” në shifrat 4 – 0. Mbrojtësi i Kombëtares Maldini Kacurri gjeti golin e parë në kampionat me Grimsby, Liga e Dytë në Angli.

Pas goditjes së lirë, qendërmbrojtësi 20-vjeçar “tundi” rrjetën mike, pas goditjes me kokë, minuta e 22-të. Sfida në fjalë është e vlefshme për javën e 45-të, ndërsa Grimsby mban vendin e 5-të në kampionat, pozicion që të jep mundësi për të garuar për ngjitjen në Ligën e Parë të futbollit anglez.

Në gusht të vitit të kaluar, Grimsby mposhti pas penalltishë Manchester United në raundin e dytë të Kupës së Ligës (Carabao Cup).    

Goli i Maldini Kacurri

Poll

Lexo gjithashtu