![VIDEO/ Laçi 'Njeriu i Ndeshjes' dhe Rrahmani gol me](https://cdnimpuls.com/newsport.al/media3/-900-0-1733257955xbandicam-2024-12-03-20-05-09-287-812.png)
Rrahmani
Sparta Pragës ka mposhtur pa mëshirë karvinën në ligën çeke 4-1. Në këtë takim, impaktin më të fortë e patën shqiptarët.
Qazim Laçi shënoi golin e dytë të takimit me anë të një faulli në minutën e 39-të, kurse Rrahmani shënoi të tretin e klubit çek pak para përfundimit të pjesës së pareë. Të dy shqiptarët vulosën fatin e takimit herët dhe dhuruan ‘shoë’ pasi shënuan gola spektakolar dhe jo dosido.
Lojtari sulmues nga Kosova bëri një parabël mbi portierin duke e kapur të papërgatitur. Notat e shqiptarëve të Pragës ishin fantastike me plot gojë. Mesfushori i Kombëtares mori 9.8 dhe ishte ‘Njeriu i ndeshjes’. Pas nuk mbetet dhe sulmuesi ‘dardan’ që u vlerësua me notën 8.8.
Poll