
Klejdi Daci
Klejdi Daci ka qenë protagonisti absolut në fitoren me përmbysje që ekipi i tij, OKMK arriti në javën e 14-të të Superligës së Uzbekistanit. Ndeshja përballë Andijan përfundoi 2-3.
Kur OKMK ishte në disavantazh të dy golave, Klejdi Daci i erdhi në ndihmë. Ish-sulmuesi i Teutës shënoi në minutën e 43-të golin e parë, ndërsa për të dytin dhe të barazimit mendoi në minutën e 66-të.
Më pas ekipi i tij, OKMK gjeti forcën për të gjetur golin e 3-të dhe përmbysur gjithçka. Padyshim që ky ishte një debutim ëndrrash për sulmuesin që u largua vetëm para pak ditësh nga Superiorja.
Poll