Cristian Shpendi vijon formën fantastike me të cilën mbylli sezonin e kaluar. Sulmuesi shqiptar po shënon rregullisht në Serie B me skuadrën e Cesena dhe goli i rradhës vjen sonte në ndeshjen e javës së 5-të përballë Modenas.
Teksa skuadrat po bëheshin gati për të mbyllur pjesën e parë, një 11-metërsh i dha shansin e artë Cesenas për të kaluar në avantazh. Cristian Shpendi merr përsipër goditjen e penalltisë dhe përpara portierit kundërshtar tregohet gjakftohtë duke goditur lehtë, tokazi e në krahun e kundërt për të kaluar në avantazh 2-1 skuadrën e tij.
Ky është goli i 3-të i Shpendit në 4 ndeshje të luajtura duke u kthyer ndër sulmuesit shqiptar më në formë në Europë. Së bashku me vëllain e tij janë pjesë e padiskutueshme e Shqipërisë U21, ndërsa forma fantastike që kanë treguar të dy kanë bërë që të konsiderohen seriozisht si kandidatë për ekipin ‘A’.
Goli i Cristian Shpendit, Cesena - Modena